Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se angazhimi i parë i programit të PD është hapja e 110 mijë vendeve të reja të punës.
Në një status në Facebook, kreu i PD shkruan se “krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre”.
Nën sloganin “Shqipëria Fiton”, kryedemokrati shprehet se “Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj”
Postimi i Lulzim Bashes
Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.
Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.
#ShqiperiaFiton