Kim thirrje për lista të pastra, deputeti i PS: Ambasadorja ka informacion për emra “të pistë”

Shqipëria

Kim thirrje për lista të pastra, deputeti i PS: Ambasadorja ka informacion për emra “të pistë”

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:54
Foto

Thirrja e vazhdueshme e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për lista të pastra dhe ndalimin e hyrjes së kriminelëve në parlamentin shqiptar ka sjellë dyshime, nëse ajo ka informacion për këtë çështje.

Deputeti i PS-së, Alket Hyseni tha mbrëmjen e sotme në “Open” se përderisa Kim bën thirrje do të thotë që ka informacione se partitë fusin në lista emra me të shkuar kriminale. Ai thekson se Partia Socialiste bën verifikime pa shkuar në komision dhe nuk ka raste të tilla.

“Fillojmë verifikimin pa vajtur tek komisioni. PD nuk na mbështeti. Kim ka informacione që partitë fusin në lista emra që në Vetting kanë dalë të pistë. Shqetësimi i ambasadores është që para këtyre zgjedhjeve edhe persona që kanë një percepim të lartë në publik dhe fakte që nuk kanë rezultuar penale të mos i fusin në listë. Në PS nuk ka kandidatë me të shkuar kriminale”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat