“Cilët do vaksinohen me dozat që do vijnë sot”, Rama jep përgjigjen

Shqipëria

“Cilët do vaksinohen me dozat që do vijnë sot”, Rama jep përgjigjen

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë informacionin se cilët do të vaksinohen me dozat që do të vijnë mbrëmjen e sotme.

Ai tha se do të vijojë plani i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve dhe më pas me të moshuarit.

“Me dozat që pritet të vijnë do vazhdohet me mjekët dhe infermierët, me dozat e shkurtit do të vazhdohet me moshat e thyera”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj janë mbrëmjen e sotme në Rinas, ku do të mbërrijnë dozat e para të vaksinave anticovid drejtpërdrejt nga Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat