Rama: Nuk i dhurojmë dot vaksina Kosovës, por 50 mjekë i presim në Tiranë për t’u vaksinuar

Shqipëria

Rama: Nuk i dhurojmë dot vaksina Kosovës, por 50 mjekë i presim në Tiranë për t’u vaksinuar

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:14
Edi Rama

Ndërsa në Rinas kanë mbërritur dozat e para të vaksinave nga kompania Pfizer tashmë, kryeministri Rama tha se Shqipëria do zbatojë me përpikmëri marrëveshjen me kompaninë.

Nisur nga kjo, Rama tha se nuk mund t’i dhurojmë doza nga vaksina e ardhur këtu Kosovës. Ai u shpreh se pavarësisht kësaj një grup prej 50 mjekësh të spitalit Covid të Prishtinës do të mund të vaksinohen këtu.

“Ne jemi në kushtet kur procesin e vaksinimit e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten ne dore te te tjerëve.

Nuk pritem Covax, eshte në një proces që nuk duket akoma se ku e ka fillimin, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, por nuk janë të qartë e sjapin asnjë sinjal qartësie. Kjo është situatë dinamike ndryshon nga dita në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat