Koduzi: Kartën e të drejtave të pacientit e nisi PD në 2010, do ta bëjmë realitet deri në fund

Shqipëria

Koduzi: Kartën e të drejtave të pacientit e nisi PD në 2010, do ta bëjmë realitet deri në fund

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:19
Gazmend Koduzi

Eksperti i Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, ka sqaruar për publikun kartën e të drejtave të pacientit. Sipas Koduzit, kjo është një kartë që e nisi PD në vitin 2010 dhe do ta çojë deri në fund po PD me ardhjen në pushtet.

‘Në përgjigje të disa “kritikëve” të programit tonë të shëndetësisë.

Karta universale e të drejtave të pacientit është miratuar në v.2010 në kohën e qeverisë Berisha, dhe tashmë Partia Demokratike do të përfundojë çfarë nisi dukë bërë realitet principet e kësaj karte.

Parimi i zgjedhjes së lirë të mjekut është shumë më i gjerë se regjistrimi te një mjek, por ka në bazë zgjedhjen e pacientit për t’u vizituar te mjeku familjes si profesionist i lirë që ai deshiron, dhe njëkohësisht zgjedh se kujt do i shkojnë parate që paguajnë sigurimet shëndetësore.

Sot, pacienti vizitohet te qendra shëndetësore që mbulon zonën ku ai banon, sepse qendrat shëndetësore jane organizuar sipas parimit të zonës së mbulimit, psh mbulon një njesi administrative (Tiranë), një qytet (Peqin) por edhe një ish-komunë.

Parimi i zgjedhjes së mjekut të familjes, së bashku me zgjedhjen e specialistit dhe spitalit ku do të kurohet, vendos në qendër të sistemit pacientin dhe e kthen atë në mbretin e sistemit.

Gjithashtu, mjekët e familjes do të çlirohen nga "skllavëria" e koncesionit korruptiv i check-upit dhe gjobave për mosrealizimin e planit, por do të fokusohen te profesioni dhe shëndeti qytetarëve.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat