Janari, muaji i aksidenteve, 9 të vdekur më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020

Shqipëria

Janari, muaji i aksidenteve, 9 të vdekur më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Muaji parë i 2021-it ka nisur me një bilanc të frikshëm sa i takon pasojave nga aksidentet rrugore.

Sipas të dhënave nga uniformat blu gjatë janarit kanë ndodhur rreth 150 aksidente, me 21 të vdekur, 16 të plagosur rëndë dhe 170 të plagosur lehtë.

Krahasuar me muajin janar të 2020-ës rezultojnë 9 humbje jete më shumë ndonëse si numër total aksidentesh, kanë qenë pothuajse të njëjtë.

Ajo çfarë bie në sy gjatë këtij muaji sipas burimeve nga policia janë përfshirja në aksidente më pasoja të rënda rrugore, e kategorive si këmbësorët dhe motoçiklistët.

4 këmbësorë u përplasën të shtunën mbrëma në Tiranë dhe Fier, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spital.

Por shkaqe kryesore vijojnë të jenë edhe shpejtësia, parakalimi i gabuar apo përdorimi i pijeve alkoolike.

Shumë aksidente që rënduan bilancin e këtij muaji, ndodhën gjatë mbrëmjeve të ditëve me reshje të dendura shiu, ku pamja e drejtuesve të mjeteve kufizohet ndjeshëm, shto këtu edhe mungesën e sinjalizimeve në akse të caktuara rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat