Kush është biznesmeni që u gjet i vdekur në magazinën e firmës së tij, kjo është lidhja e tij me Kosovën

Shqipëria

Kush është biznesmeni që u gjet i vdekur në magazinën e firmës së tij, kjo është lidhja e tij me Kosovën

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:50
Naim Dedja

Gjetë ditës së sotme u njoftua se është gjetur pa shenja jete nje biznesmen në magazinën e firmës së tij në autostradën Tiranë - Durrës.

Ai është biznesmeni i njohur kuksian Naim Dedja.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë edhe familjarët e tij.

Ai u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në Tiranë.

Dedja u gjet i pajetë në magazinën e firmës së tij. Dedja ishte importues ekskluziv i markave nga Kosova të pijeve. Gjithashtu ishte President i ‘Lindi Al’.

Sipas raportimeve ai të para ka humbur jetë për shkaqe natyrale.

Ja edhe njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shtetasi N. D., 58 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat