Spaho-Ramës: Këmbët i than tek Nustreti i Korçës, kurse këpucët i blen të reja në New York

Shqipëria

Spaho-Ramës: Këmbët i than tek Nustreti i Korçës, kurse këpucët i blen të reja në New York

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:57
Edmond Spaho

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spahos ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas vizitës që ky i fundit bëri sot në  Korçës, ku iu grisën edhe këpucët madje.

Në një postim në facebook, Spaho i drejtohet Ramës duke thënë: “Para se te na tregoje me paturpesi kepucen tende te mendoje per rreth 1000 biznese ne Korce qe jane mbyllur kohet e fundit nga indiferenca e qeverise.”

Më pas nënkryetari i PD-së i kujton kryeministrit të gjitha punët e pabëra në Korçë, mes tyre shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 2019, apo edhe akse rrugore që janë premtuar që do rregullohen dhe ende skano nisur punimet.

Postimi i plotë

Kembet i than tek Nustreti i Korces kurse kepucet shkon i blen te reja ne New York.

Si nuk te shkoi nje here te vetme mendja per ata mijra te papune te Korces, shumica e te cileve te rinj dhe qe i kane te dyja kembet te mbledhura ne nje kepuce nga qeverisja jote?

Nje here erdhe ne Korce dhe i grise vete kepucet per te treguar se sa “merak” behesh per njerezit. Dil nje here andej nga Kullairi ose nga Radeneci dhe do shohesh plot qe jane zbathur ose me kepuce te bera cope prej vitesh nga ti Edi.

Sikur te kaloje nje here ne rruget e lagjes 17 do shihje qe njerezve nuk ju lagen kembet nga uji i zotit por nga ujrat e zeza ne dimer e vere.

Para se te na tregoje me paturpesi kepucen tende te mendoje per rreth 1000 biznese ne Korce qe jane mbyllur kohet e fundit nga indiferenca e qeverise.

Po per ato 88 familjet ne Floq dhe Kamenice qe ju jane demtuar shtepite nga termeti i 2019 dhe jane akoma me mure dhe catira te shqyera ku hyn uji , era dhe debora kush do mendoje?

Per kepucen tende do mendoje populli dhe do te bleje nje pale te reja, po ti do mendosh per fshataret e Korces qe ju kalben prodhimet bujqesore?

Po per rruget Qukes-Plloce dhe Korce-Erseke te cilat ke 8 vjet qe i premton dhe nuk i nderton a do mendosh ndonjehere Edi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat