Akset turistike/ Rama: Pogradeci më parë ka qenë si zonë e luftës së ftohtë. Shalsi: Janë qetësuar, ishin bërë xheloz për Korçën

Shqipëria

Akset turistike/ Rama: Pogradeci më parë ka qenë si zonë e luftës së ftohtë. Shalsi: Janë qetësuar, ishin bërë xheloz për Korçën

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministrat, Niko Peleshi dhe Eduart Shalsi kanë qenë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit për të parë nga afër përfundimin e akseve turistike.

Rama tha se përpara se qeveria të ndërhynte, Pogradeci i ngjante një vendi “si zonë e luftës së ftohtë”. Për Peleshin, ish- kryebashkiak i Korçës kjo do të ndikojë në një prespektivë më të mirë të turizmit.

Rama: Ishte një plerovinë e jashtëzakonshme, një turp i madh dhe tani e ka marrë komplet ajër.

Peleshi: Është një rrugë me cilësore

Shalsi: Arritëm që të bëjmë për 7 muaj, ndërkohë që prisnin vitet që të gjenin gjuhën me bashkinë që më parë, me ato të lodhurit e mëparshëm dhe tani projektet ecin shumë shpejt

Rama: Ishte fatkeqësi e madhe që ngeli Pogradeci si zonë e luftës së ftohtë, deri në Librazhd kemi bërë investime, pastaj Korçë dihet, këtu mbetëm sikur kalonim në një zonë të luftë së plotë se pushteti vendit ishte i panegociueshme në bashkëpunim.

Shalsi: Janë qetësuar pogradecarët se ishin bërë xheloz për Korçën

Rama: Do rritet numri i shtretërve në Korçë, do ketë më shumë kapacitet për të përballuar kërkesën, do jetë e harmonizuar dhe kush niset për Korçë do përfshijë Pogradecin në destinacion dhe e kundërta.

Peleshi: Qëllimi është që të zgjasim ditën e turizmit në rajon, ne jemi ende lar numrit për të cilën ka kërkesë turizmi, nuk e plotësojmë dot, kemi më pak shtretër se kërkesa. Prespektiva e biznesit të turizmit në këtë fushë është shumë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat