Përgjimet italiane/ Kepi: Në këtë operacion është anashkaluar bashkëpunimin me shqiptarët

Shqipëria

Përgjimet italiane/ Kepi: Në këtë operacion është anashkaluar bashkëpunimin me shqiptarët

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:33
Alba Kepi

Gazetarja Alba Kepi tha se nuk mund t’i bëjë publike burimet nga e mori dosjen e përgjimeve lidhur me përgjimet e Ndraghetas.

Kepi: Unë i kam marrë burimet nga organet më të rëndësishme në Itali, por nuk mund t’i bëj publike. Janë ato organet që janë marrë për 4 vite me këtë operacion. Ata më janë përgjigjur për çdolloj pikëpyetje që kam pasur.

Uroj që të hiqet koncepti i një dosjeje, sepse është një skandal dhe një megaoperacion.

Janë marrë në pyetje shumë persona që janë në arrest shtëpiak dhe në burg. Në këtë operacion është anashkaluar bashkëpunimi sepse ky operacion është drejtuar nga prokuroria e Katanzaros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat