Me një listë të përbashkët/ Ish-kryeparlamentarja: Bashkohemi që qeveria duhej të ishte rrëzuar prej kohësh

Shqipëria

Me një listë të përbashkët/ Ish-kryeparlamentarja: Bashkohemi që qeveria duhej të ishte rrëzuar prej kohësh

Më: 18 janar 2021 Në ora: 23:30
Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka deklaruar se qëllimi i partisë së saj Lëvizja për Ndryshim ka një qëllim me partinë e Astit Patozit, Bindja Demokratike.

Në emisionin “Log” ne Abcnews Topalli tha se listat po përpunohen dhe dëshira është që të jenë bashkë, por ende nuk është vendosur diçka finale.

Në një linjë ishte dhe Patozi, i cili tha se bisedimet janë më private në lidhje me këtë temë, dhe ato bëhen veçmas, jo në studio televizive.

Topalli: Ky vend ka nevojë për ndryshim, dhe Lëvizja është krijuar për të sjellë ndryshim. Situata ekonomike është më e rënda e tre dekadave, ka pasiguri të thellë, vendi është në udhëkryq. Asnjë prej nesh nuk është dhe nuk ndihet i sigurtë.

Pyetje: A jeni të dy ju në bisedime për një listë?

Topalli: Ne jemi të dy bashkë për një qëllim, dhe me dëshirën e madhe për të garuar me një listë. Diçka është e qartë. Qeveria duhet të ishte rrëzuar prej kohësh.

Vendi jonë është boshatisur dhe kjo është drama më e madhe. Kodi Zgjedhor për të garuar në 4 qarqe është diçka e mirë për të maksimizur votën dhe është një mundësi që duhet shfrytëzuar.

Pyetje: Nuk jeni në bisedime se si do të procedoni?

Patozi: Nuk e di çfarë nënkuptoni me bisedime konkrete, nuk e mendoj që do e bëjmë këtu marrëveshjen në këtë tavolinë. Mos prisni ta bëjmë këtu sepse këto gjëra duan një lloj privatësie. Konkrete është që ne jemi në një linjë. Unë mendoj që jemi të dënuar të punojmë bashkë, kemi një qëllim dhe jo vetëm të ndryshojmë rotacionin e pushtetit. Ne duhet të shfrytëzojmë avantazhet që mund të japi bashkimi i votave. Ne kemi një argument shumë të fortë për të qenë bashkë në këto zgjedhje.

Gjekmarkaj: Do i gjesh dot 39 kandidatë për në Tiranë, se zgjedhjet e kaluara 16 gjete në të gjithë Shqipërinë.

Patozi: Mos prit që të gjej unë 39 veta nga ata që zihen dhe kapen prej xhakete aty te selia e partisë.

Gjekmarkaj: Ti ke hapur oxhak më vete tani, por puna është a do i gjesh 39 kandidatë?

Patozi: Të thashë, mos prit këtë gjë nga mua, të gjej nga ata që zihen te dera e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat