Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Milot, plagoset një person, dërgohet në spital

Shqipëria

Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Milot, plagoset një person, dërgohet në spital

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:04
Ilustrim

Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ylli Ibrahimi, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Ibrahimi është qëlluar me armë nga dy persona që lëviznin me një motor, në qendër të Miloti.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat