Çifti i të moshuarve nxiton për te “Air Albania”: Kemi ardh për vaksinën, me zor po presim

Shqipëria

Çifti i të moshuarve nxiton për te “Air Albania”: Kemi ardh për vaksinën, me zor po presim

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Shqipëria nisi sot fazën e parë të vaksinimit anti-Covid.

Stafi mjekësor i spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 si dhe kryeministri Edi Rama ishin të parët që kryen vaksinën e prodhuar nga Pfizer, ndërsa më tej do të vijohet me bluzat e bardha në të gjithë vendin, efektivët e policisë dhe më pas me qytetarët mbi 70 vjeç.

Por ka patur nga ata të moshuar që kanë nxituar drejt stadiumit “Air Albania” me shpresën se do të kishte vaksina edhe për ta.

Anxhela Celibashi: Pse keni ardhur këtu zotëri?

I moshuari: Për vaksinat kena ardh. Në televizor kena dëgju dhe kemi ardh mos na i bën kush. Me zor po presim…

Kur gazetarja e Ora News i informoi se, fillimisht do të jenë mjekët që do të vaksinohen, të moshuarit u shprehën:

“Edhe pensionistët mbi 75 vjeç. E dha televizori gjithë ditën. Për atë punë erdhëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat