Situata në vend/ Ulet niveli i prurjeve në Vjosë, disa banesa të përmbytura në Fushë-Krujë

Shqipëria

Situata në vend/ Ulet niveli i prurjeve në Vjosë, disa banesa të përmbytura në Fushë-Krujë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:03
Ilustrim

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje në disa zona. 

Ndonëse reshjet përgjatë ditës së djeshme kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës, çka çoi që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie.

Po ashtu bëhet e ditur se dhe lumi Drin është rikthyer në shtrat të vetë.

Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

Në disa prej këtyre banesave uji ka depërtuar brenda, duke i përmbytur. Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat