Lumi Shkumbin rrezikon të dalë nga shtrati, shkolla në Mollas në rrezik shembje

Shqipëria

Lumi Shkumbin rrezikon të dalë nga shtrati, shkolla në Mollas në rrezik shembje

Më: 8 janar 2021 Në ora: 19:52
Lumi Shkumbin

Pas shirave të dendur ditët e fundit, situata paraqitet e rënduar edhe në qytetin e Elbasanit dhe fshatrat përreth, pasi lumi Shkumbin ka pësuar fryrje të madhe nga ujërat e përrenjve dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Ndërkohë në rrugët Elbasan-Gramsh dhe Elbasan-Librazhd ka patur rrëshqitje dherash dhe gurësh, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë shumë kujdes.

Edhe shkolla në fshatin Mollas në bashkinë e Cërrikut ka dëmtime të shumta të çatisë, që shfaq rrezik për nxënësit kur të kthehen në ambientet e klasave.

Problem tjetër i madh në Elbasan është edhe përroi i Zaranikës, që përshkon dy lagjet kryesore të Elbasanit, Dyli Haxhire dhe Vullnetari. Situata në këtë zonë është problematike.

Vite më parë dalja nga shtrati e përroit të Zarranikës ka krijuar probleme të jashtëzakonshme Në vitin 2007 një pjesë e argjinaturës u shemb dhe mori përpara disa banesa dhe mjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat