Kontroll të imtësishëm “Toyota-s” në Kakavijë, Policia Kufitare i sekuestron fierakut 50 mijë euro

Shqipëria

Kontroll të imtësishëm “Toyota-s” në Kakavijë, Policia Kufitare i sekuestron fierakut 50 mijë euro

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:11
Foto Ilustrim

50 mijë euro janë sekuestruar nga policia Kufitare e Kakavijës, pas një kontrolli të ushtruar në makinën e një shtetasi fierak.

Njoftimi i plotë

Kakavijë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 50.000 euro.

Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat