Mediu: Shteti është mbivendosur mbi liritë dhe të drejtat tona

Shqipëria

Mediu: Shteti është mbivendosur mbi liritë dhe të drejtat tona

Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:21
Mediu

Takimi i radhës i kryetarit të Partisë Republikanë, ishte me Këshillin Drejtues të Grave Republikane,i përbërë nga  pedagoge, avokate, biznesmene dhe studente.

Në fokus të bisedës se tyre ishte roli dhe angazhimi i tyre, në zgjedhjet parlamentare.

”Grupi i grave republikane të shikojnë njëherë në qasjen se çfarë problemi kemi ne si shoqëri dhe si është koncepti dhe marrëdhënia e tyre me këto probleme, si mund ta bëjnë këtë ndryshim, dhe besoj që brenda kësaj, ka të gjitha mundësitë që të mos ketë një diskutim vetëm brenda grave republikane, por të kthehet në një diskutim të gjerë shoqëror dhe social, edhe me partitë e tjera.”

Duke  kritikuar qeverisjen aktuale në Shqipëri, Mediu u shpreh se aktualisht kemi të bëjmë me një shtet që ka kufizuar të drejtat dhe liritë bazë të popullit dhe për ta ndryshuar këtë duhet patjetër një angazhim total në zgjedhjet e 25 prillit.

“Kemi një shtet i cili  është mbivendosur mbi liritë dhe të drejtat tona, ka kufizuar liritë tona, ka kufizuar liritë ekonomike, ka kufizuar liritë politike, ka kufizuar mundësinë për të bërë ndryshimin nëpërmjet votës së lirë, dhe kjo duhet të na preokupojë ne si njerëz në radhë të parë se ç`pjesë duhet të zëmë në shoqëri. Është shumë e rëndësishme që ne të përfshijmë në këtë ndryshim të madh, jo interesin tonë, por bashkimin e njerëzve më të mirë që ka shoqëria shqiptare”, u shpreh ai

Në fund të takimit Mediu, theksoi sërish se detyra kryesore e opozitës së bashkuar, është që të njohë të gjitha problematikat që ka vendi sot për të rifituar besimin e qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat