Vrasja e Klodianit, Del përgjigjia e ADN-së: Pistoleta “Zoraki” s’mund të identifikohet as nga krahasimi i profileve gjenetike

Shqipëria

Vrasja e Klodianit, Del përgjigjia e ADN-së: Pistoleta “Zoraki” s’mund të identifikohet as nga krahasimi i profileve gjenetike

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:16
Klodian Rrasha

Në një kohë kur prokuroria e Tiranës është në pritje të mbylljes së hetimeve për çështjen e vrasjes së Klodian Rrashës, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, “Ora News” mëson se në dosje është administruar dhe akti i ekspertimit të ADN-së.

Ky akt ekspertimi, ku janë krahasur profilet gjenetike të viktimës, Klodian Rrasha, policit Nevaldo Hajdaraj me profilet gjenetike, të gjetura e sekuestruara në pistoletën “Zoraki”, nuk është në gjëndje të nxjerrë një rezultat konkret, për të mësuar se kujt i përket arma.

Pistoleta tip “Zoraki” e sekuestruar në një pellg me ujë, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka një person konkret se kujt i përket.

Të paktët përgjatë veprimeve 1 mujore, SHÇBA dhe prokuroria e Tiranës, ende nuk kanë qënë në gjëndje, të gjejnë qoftë me gjurmë papilare dhe analizë ADN-je, se kush ka qënë personi i fundit që ka mbajtur pistoletën mesnatën e 8 dhjetorit 2020 dhe më pas e ka hedhur në pellgun me ujë, gati 80 metra larg trupit të pajetë të Klodian Rrashës.

“Ora Neës”, mëson se pasi janë njohur me rezultatet e ADN-së së kryer nga laboratorët e policisë shkencore, grupi i hetimit ka hequr dorë dhe nga tentativa për të çuar profilet e ADN-së për ekspertim biologjik.

Tashmë çështja e vrasjes së Klodian Rrashës nga punojësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, është në fazën përfundimtare dhe pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës, do i komunikojë akuzën e “Vrasjes me dashje”, punonjësit të policisë Nevaldo Hajdaraj.

Ky i fundit me urdhër të Drejtorit të Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj, kishte vetëm një muaj që ishte bërë pjesë e skuadrës “Shqiponja”, dhe pikërisht në 8 dhjetor 2020, qëlloi me dy plumba, 25-vjeçarin Klodian Rrasha.

Ngjarja solli 5 ditë protesta të dhunshme në Tiranë dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat