Kapet në Fier i dënuari me mbi 9 vite burg për trafik droge

Shqipëria

Kapet në Fier i dënuari me mbi 9 vite burg për trafik droge

Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:47
Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një person, të shpallur në kërkim dhe i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Policia thotë se bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sqaron policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat