Rinis mësimi në Universitete, procesi vetëm online

Shqipëria

Rinis mësimi në Universitete, procesi vetëm online

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Disa prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës i kanë njoftuar studentët në rrjete sociale për rinisjen e procesit të mësimit online. Dekani i  Historisë dhe Filologjisë,  Sabri Laçi thotë u janë dërguar edhe me e-maile për rinisjen e semestrit .

“Ne jemi online me leksionet, seminaret, detyrat e kursit dhe të gjitha detyrimet që ka ky semestër. Nuk është çudi, e gjithë bota po funksionon kështu. Ne kemi gjetur mirëkuptimin me studentët dhe jemi të kënaqur nga ajo çfarë kemi vënë re në këto shtatë javë që kaluan , besoj se e njëjta praktikë do të jetë për 8 javët në vijim”, tha Laçi.

Me tepër se sa studimi, zhvillimi i provimeve ka qenë me i vështirë gjatë kësaj periudhe izolimi. Për këtë arsye Universiteti i Tiranës po planifikon që në sezonin e shkurtit, një pjesë e studentëve të jenë në auditore.

“Rregullorja është në proces përfundimi dhe shumë shpejt do të bëhet e ditur për të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë që besoj se do të koordinohen me universitetet. Ne e kemi si rregullore të brendshme dhe do ta shfrytëzojmë.

Të dyja skenarët janë të mundshme, madje edhe mund të bashkëjetojnë që do të thotë edhe provimet online por besoj se do të lejohet edhe marrja e provimeve në auditor me grupe të vogla”, sqaroi Sabri Laçi, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Deri në një urdhër te ri të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për shkak të masave anti-covid mësimi nëpër universitete do të zhvillohet vetëm online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat