“Si na zuri orteku në mal…” Jani Ziso rrëfen situatën e vështirë: Në janar-shkurt nuk shkohet në Alpe

Shqipëria

“Si na zuri orteku në mal…” Jani Ziso rrëfen situatën e vështirë: Në janar-shkurt nuk shkohet në Alpe

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:53
Jani Ziso

Ish-Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Jani Ziso në PolitikOn ka treguar një rast kur është zënë nga orteku gjatë kohës që po ngjitej në mal.

Ziso ka shpjeguar se në muajt janar dhe shkurt nuk duhet të ngjitesh në malet me borë, për shkak të rrezikshmërisë së ortekëve, ndërkohë që në këtë periudhë ai ka thyer këtë rregull.

Ziso: Alpet e Ballkanit në periudhën janar-shkurt kanë ortekë, sepse është një periudhë bie borë. Probabiliteti që të bie orteku është fatalisht i madh. Unë dhe Aleksandër Bojaxhiu me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut na ka zënë orteku. Thyem rregullin dhe shkuam në janar te shtegu i Dhënëve. Aty na ka zënë orteku, na ka postuar 500 metra.

Ishte koha shumë e keqe. Kemi kaluar një natë jashtë atje dhe kur kemi mbërritur të nesërmen në Bogë, na kishin ngrirë këmbët dhe nga 11 njerëz, vetëm 3 erdhëm me këmbët tona në Koplik, një nga ata jam unë. 8 të tjerët kanë ardhur me helikopter se u ngrinë këmbët dhe shkuan në spital. Pas asaj, në qeverinë socialiste kishte vendim që  në janar dhe në shkurt nuk shkoje dot në Alpe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat