Meta mesazh mirënjohjeje për kongresmenin Eliot Engel: Zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan

Shqipëria

Meta mesazh mirënjohjeje për kongresmenin Eliot Engel: Zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:16
Engel dhe Meta

Presidenti Ilir Meta ka shprehur një mesazh mirënjohjeje për kongresmenin Eliot Engel, i cili u largua nga Kongresi Amerikan pas 3 dekadash punë e përkushtim.

Meta e cilëson Engel një avokat të palodhur dhe zë të fuqishëm të shqiptarëve në Kongres, ndërsa shton se “ai ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike”.

Mesazhi i Metës:

Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, z.Eliot Engel, për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për rolin e rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë, si dhe për kontributin e pakursyer dhe shumë të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, z.Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike.
Si njohës i shkëlqyer i rajonit, z.Engel ka spikatur gjithashtu edhe si përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.
Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. ?????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat