U arratis nga komisariati në Tiranë, “arrest me burg” në mungesë për 30-vjeçarin

Shqipëria

U arratis nga komisariati në Tiranë, “arrest me burg” në mungesë për 30-vjeçarin

Më: 4 janar 2021 Në ora: 10:57
Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për 30-vjeçarin Rigers Lala.

Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa mëngjesin e sotëm mundi të arratisej nga ambjentet e komisariatit nr.1 të Policisë në Tiranë ku po mbahej në paraburgim.

Lala është arratisur sot rreth orës 08:00, ndërsa sipas asaj që mëson Ora News, 30-vjeçari ka shtyrë efektivin e policisë që po e shoqëronte për ti marrë shenjat e gishtave e më pas është larguar me vrap.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e tij, por deri tani pa sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat