2021 nis me aksidente, 2 viktima dhe 10 të plagosur në 3 ditë

Shqipëria

2021 nis me aksidente, 2 viktima dhe 10 të plagosur në 3 ditë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:28
Ilustrim

Dy viktima dhe të paktën 10 të plagosur është bilanci i aksidenteve në tre ditët e para të vitit. Shkaqet kryesore janë shpejtësia dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Dy viktima dhe një i plagosur është bilanci i dy aksidenteve të shënuara në ditën e tretë të vitit.

24 vjeçari, Denis Dedgjonaj, humbi jetën pasi mjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga superstraden Lezhë-Milot dhe përfundoi pranë një biznesi.

Ngjarja u shënua rreth orës 3:00 të mëngjesit, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.

Në makinë udhëtonte edhe Ndue Pjetri si pasagjer i cili mbeti i plagosur rëndë!

Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi mori ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para të Policisë shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë e udhëtimit në kohë me shi, dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit.

Ndërkohë një 62-vjeçar që udhëtonte me bicikletë u përplas për vdekje nga një makinë në aksin Këlcyrë-Përmet.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa aksidenteve të rënda të shënuara në rrugët e vendit në 3 ditët e para të vitit 2021.

Në dy ditët e para të vitit policia pezulloi 62 patenta, pasi shoferët u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, të cilat janë dy nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat