Nga sot në Shqipëri paga minimale 30 mijë lekë, ulet pragu i TVSH-së dhe fillon fiskalizimi

Shqipëria

Nga sot në Shqipëri paga minimale 30 mijë lekë, ulet pragu i TVSH-së dhe fillon fiskalizimi

Më: 1 janar 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Në ditën e parë të vitit 2021 hyjnë në fuqi disa vendime të rëndësishme ekonomike. Nga sot askush nuk do të paguhet më në Shqipëri më pak se 30 mijë lekë, ndërsa ky vendimi i  qeverisë u mor më 16 dhjetor dhe hyn sot në fuqi.

Paga minimale do të jetë 30 mijë lekë.

Një tjetër vendim shumë i rëndësishëm që hyn në fuqi sot është ai që bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së. Këto lehtësira ndaj biznesit të vogël do të zgjasin deri në vitin 2029, ku ky subjekt nuk do të paguajë këtë tatim. Bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Ndërkohë që sot fillon edhe fiskalizimi. Faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Vënia në zbatim e fiskalizimit në janar të vitit 2021, duke bërë që bizneset fillimisht për marrëdhëniet me shtetin të lëshojnë fatura elektronike dhe më pas biznes me biznes dhe biznes konsumator, do të ketë rol kryesor edhe në formalizimin e ekonomisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat