Shqiptarët shfryjnë dufin, përzënë 2020-ën me lumë fishekzjarrësh

Shqipëria

Shqiptarët shfryjnë dufin, përzënë 2020-ën me lumë fishekzjarrësh

Më: 1 janar 2021 Në ora: 07:24
Ilustrim

Edhe pse policia kontrolloi vazhdimisht dyqanet, plot njerëz blenë fishekzjarrë dhe I plasën ato në mbarë Shqipërinë. Duke mos hedhur asnjë kapsolla, por vetëm fishekzjarrë ashtu si bashkitë në çdo qytet.

Tirana dhe kudo tjetër në vend, përzunë vitin e mbrapshtë 2020 duke uruar me një lumë fishekzjarrësh, ardhjen e një viti të ri, plot shpresë që ai të jetë sa më i mirë dhe kurrsesi si ai që lamë pas.

Maratona e fishekzjarrëve nisi 3 orë para ndërrimit të viteve, por kulmin e arriti në orën 00.

Nga shumë shtëpi përdhese, por sidomos nga ballkonët e mijëra pallateve, u lëshuan pafund fishekzjarrë, duke simbolizuar një dënesë të dyfishtë ndaj pandemisë dhe shtetrrethimit.

Këtë natë festive, më së shumti shqiptarët festuan të ndarë, si kurrë më parë, pa u bashkuar as me prindërit, vëllezër e motra.

Me urimin që viti i sapohyrë të jetë i mbarë dhe plot shëndet, agjencia kombëtare e lajmeve NOA, ju uron veç të mira plot e përplot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat