Takimi me të rinjtë/ Basha: Ndryshimi kryesor do të vijë në ekonomi, me taksa të ulëta e stabilizim të çmimit të naftës e energjisë

Shqipëria

Takimi me të rinjtë/ Basha: Ndryshimi kryesor do të vijë në ekonomi, me taksa të ulëta e stabilizim të çmimit të naftës e energjisë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar para të rinjve me pamundësi ekonomike për të studiuar se ndryshimi i parë që do të vijë në qeverinë e tij dhe të PD pas 25 prilit do të ndihet në ekonomi.

Sipas tij do të ketë një sens pozitiviteti apo çlirimi në ekonomi ndërkohë që akuzon Ramën dhe qeverinë aktuale për premtimet e pambajtura si 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, uljen e taksave  e energjisë elektrike.

Për Bahën njerëzit nuk janë dele dhe shqiptarët e kuptojnë miër këtë gjë pasi Rama sot po premton për 4 vitet e ardhshme atë që nuk ka bërë për 8 vite të mëparshme.

‘’Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t’i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke? Shëndetësi falas, ku e ke? Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve, ku i ke? Do të ul çmimin e energjisë, e rriti. Do të ul çmimin e naftës, e rriti. Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi. Me taksat e ulëta, me stabilizimin e çmimit të energjisë dhe të naftës, me çlirimin e sipërmarrjes dhe të ekonomisë nga dhuna dhe terrori që ushtron ditë për ditë shteti. E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thash me prioritet të veçantë rininë shqiptare”.- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat