PD i qëndron vendimit të GJK/ Basha: ‘Deti’ dështimi i dytë më i madh i Ramës në politikën e jashtme

Shqipëria

PD i qëndron vendimit të GJK/ Basha: ‘Deti’ dështimi i dytë më i madh i Ramës në politikën e jashtme

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:50
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur ndër të tjera në ‘Çim Peka Live’ edhe për dekretin e qeverisë greke për shtrirjen në 12 milje detare në ujërat tërritoriale shqiptare, duke e cilësuar si dështimin e dytë të madh të Ramës pas dështimit në integrimin e Shqipërisë në BE.

Basha tha se Partia Demokratike do të vazhdojë ti mbetet vendimit të Gjykatës Kushtetuese.  

Lulzim Basha: Marrëveshja e 2009 ka rënë dhe Partia Demokratike i qendron vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë e kam bërë të ditur edhe gjatë takimit me ministrin e jashtëm grek kur ai ishte në Tiranë. Në atë kohë nuk ishte shpallur distance prej 12 miljesh ishim akoma në kushtet e distancës prej 6 miljeve,

Partia Demokratike i përmbahet pikpamjes që gjatë kohës së vazhdimi të negociatave nuk mund të ketë një ndryshim të njëanshëm nag njëra palë të kushteve të negociatave. Sigurisht këtu përgjëegjësia kryesore këtu është e Edi Ramës, ky është dështimi dhe mashtrimi i radhës në fushën diplomatike.

A nuk ishte ky që na tha para disa vitesh që ishte afër një marrëveshje me Greqinë. Ju të gjihtë e dini, shqiptarët e mbajnë mend takimet e shumta që bënin me ministrat e jashtëm me kryeministrat sa në Tiranë sa në Korcë, sa në Athinë a kudo tjetër, jemi afër marrëveshjes, jemi afër marrëveshjes. Çfarë ndodhi? Çfarë ndodhi, nga jemi afër marrëveshjes tek ndryshimi kushteve tashmë me shpalljen e Greqisë të 12 miljeve.

Çim Peka: Edhe mirkuptimi i ndryshimit të kushteve...

Lulzim Basha: Prandaj për këtë arsye i kemi drejtuar këto pyetje qeverisë të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. Ky edhe një herë po e përsëris është mashtrimi dhe dështimi i radhës në rrafshin diploamtik pas dështimit katastrofik dhe gënjeshtrave për hapjen e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat