Presidenca- Ramës: Deti shqiptar nuk është tender apo koncesion

Shqipëria

Presidenca- Ramës: Deti shqiptar nuk është tender apo koncesion

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:54
Tedi Blushi

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për debatin për kufirin detar me Greqinë përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

Postimi i plotë

Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare.

SHQIPËRIA E PARA” shkruan Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat