Arrestohen burrë e grua, qarkullonin me armë zjarri me vete

Shqipëria

Arrestohen burrë e grua, qarkullonin me armë zjarri me vete

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një çifti bashkëshortësh në një operacion për armëmbajtjen pa leje dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike.

Policia sekuestroi 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe 1 automjet.

“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas (burrë e grua), qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

U arrestuan E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.

Gjatë operacionit, nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, thuhet ne njoftimin e policise.

Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat