Burrë dhe grua, identifikohen dy viktimat e aksidentit

Shqipëria

Burrë dhe grua, identifikohen dy viktimat e aksidentit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:40
Pamje nga aksidenti

Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Levan, ku humbën jetën dy persona.

Burime për Ora News bëjnë me dije se një banore e zonës i ka identifikuar personat që humbën jetën si Ndue Preçi 62 vjeç dhe Pashke Malçi 61 vjeçe, bashkëshortë, të cilët mendohet se po shkonin te vajza e tyre në fshaatin Qarr.

Mjeti tip “Toyota” me të cilin çifti udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës, nga ku Policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërkohë që hetimet vijojnë ende nga ana e Policisë.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat