Bashari merr 100 vota, kush është gruaja që kontrollon paratë e politikanëve shqiptarë

Shqipëria

Bashari merr 100 vota, kush është gruaja që kontrollon paratë e politikanëve shqiptarë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:06
Evgjeni Bashari

Parlamenti ka zgjedhur Evgjeni Basharin si kreun e ri të ILDKPKI-së me 100 vota përballë kandidates Helena Papa.

Bashari do të jetë në krye të institucionit që do të skanojë dhe do të hetojnë pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë për 7 vitet e ardhshme. Ajo ka mbajtur më herët postin e sekretares së Përgjithshme e ILDKP-së, dhe ishte edhe më e mbështetura për marrjen e këtij posti.

Ndërkaq, sot ka miratuar dhe ndryshimet në Kodin penal, ka zgjedhur një anëtare të re të Këshillit të Mbikqyrjes së Bankës së Shqipërisë dhe ka mbyllur punimet për të nisur pushimet.

Në mbyllje të kësaj seance plenare, Ruçi i uroi deputetëve që të kalojnë festa të gëzuara, ndërsa nuk harroi që t’u kujtonte atyre dhe qytetarëve që të respektojnë protokollin anti-covid.

“Në 18 janar nis sesioni i ri parlamentar. Gëzuar, dhe mirupafshim duke ruajtur protokollin”, tha Ruçi.

Parlamenti gjithashtu sot ka zgjedhur tre anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televiozionit Publik që janë Ilir keko, Dionis Papadhimitri e Genc Përmeti. Ndërkaq, është mitatuar një strukturë e re pagash për Isnpektoratin e Lartë të Drejtësisë di dhe për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ka kaluar gjithashtu edhe ligji që fal detyrimet që kanë ndaj Sigurimeve Shoqërore për ish-ushtarakët, si dhe ligji për pensionet suplementare të personave të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat