“Dy janë të sigurt sepse…”/ Kryemadhi tregon qarqet ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

“Dy janë të sigurt sepse…”/ Kryemadhi tregon qarqet ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:08
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar dhe dy qarqet ku do të kandidojë si deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Kodi i Ri zgjedhor lejon që kryetarët e partive të kandidojnë edhe në disa qarqe.

“Elbasani u shpreh ajo pasi i kam një borxh dhe Fieri për t’i dhënë një mundësi socialistëve. Fier, Elbasan me kodin e ri e kam të garantuar që do kandidoj. Elbasanit i kam një borxh dhe Fierit dua t’i jap një mundësi. Pse? Sepse dua t’i jap një mundësi socialistëve të Fierit, të cilët e gjejnë veten shumë afër me Monikën që ka qenë themeluese e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.

Kështu që janë shumë miq të mi të vjetër, që kanë punuar me mua në vitet ’92, kur unë kam qenë gjimnaziste e më pas studente. Më pas jetojnë e punojnë në Fier, kemi bërë fushata bashkë dhe e gjejnë vetëm më pranë me Monika Kryemadhin sesa me dikë tjetër që nuk e lidh asgjë me Fierin.

Dhe nga ana tjetër me kodin e ri zgjedhor, që Komisioni i Venecias  e hodhi poshtë, nuk është demokratike që kryetarët e partive të mund të kandidojnë në katër qarqe, akoma nuk e kam menduar për qarqet e tjera nëse do kandidoj ose jo. Dy janë të sigurt, sepse Elbasani është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar hapësira të reja për djem dhe vajza të Elbasanit, por edhe të Cërrikut dhe të Përrenjasit, sepse kemi pasur një përfaqësim jashtëzakonisht të mirë edhe në këto zona”- tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat