‘Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në Evropë’/ Këlliçi-Ramës: Po tani, akuza politike janë?!

Shqipëria

‘Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në Evropë’/ Këlliçi-Ramës: Po tani, akuza politike janë?!

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Belind Këlliçi

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka publikuar raportin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin, ku shprehet se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit në Europë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ngre një pyetje retorike për Ramën, ku ‘po tani, akuza politike janë?!’

Sipas raportit të OKB-së, gjatë viteve 2014-2018, vendi kryesor i origjinës së kanabisit në Europën Perëndimore dhe atë Juglindore ishte Shqipëria.

Postimi i plotë 

Po tani që të vërtetën për kanabizimin e vendit e thotë OKB-ja, akuza politike janë?

Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin shprehet se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit në Europë. Gjatë viteve 2014-2018, vendi kryesor i origjinës së kanabisit në Europën Perëndimore dhe atë Juglindore ishte Shqipëria.

61% e kanabisit të kapur në Europë vjen nga Shqipëria!

Në vitin 2016

2 vjet pas aksionit policor në Lazarat, pati një boom të kultivimit masiv të kanabisit në Shqipëri.

Në vitin 2017

100% e kanabisit në Malin e Zi, 70% e kanabisit në Bosnjë dhe Hercegovinë, 50% e kanabisit në Hungari dhe 50% e kanabisit në Austri, vinte nga Shqipëria. Po këtë vit në Shqipëri kapet sasia më e madhe e kanabisit në Europë.

Në vitin 2018

90% e kanabisit në Kroaci, 70% e kanabisit në Maqedoni dhe 61% e kanabisit në Greqi, vinte nga Shqipëria.

Në vitin 2020

Task Forca e Veprimit Financiar për Parandalimin e Pastrimit të Parave (FATF) përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri.

"Lista gri" përfshin regjimet me kornizën më të keqe ligjore dhe agjencitë për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit.

Qeverisë nuk i nxihet faqja, shqiptarëve po! Se e provojnë në kurrizin e tyre kur kalojnë kufirin, kur shkojnë jashtë shtetit, kur zgjasin dorën për të dorëzuar pasaportën.

Po na bëjnë me gisht për një grusht horrash!

Në raportin e OKB-së thuhet se grupet kriminale nuk dënohen por ndihmohen nga korrupsioni.

Po tani si do mbrohet kryeministri që avionët me mall i duken mushkonja? Do e padisë OKB-në për shpifje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat