Ashpërsohen masat/ Fashë e re orare për 12 ditë

Shqipëria

Ashpërsohen masat/ Fashë e re orare për 12 ditë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Ogerta Manastirliu

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të marrë masa të reja për ditët e festave. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar, lëvizja do të jetë e kufizuar nga ora 20.30 deri në 06.00.

E njëjta fashë orare do të vlejë edhe për baret e restorantet.

Në datën 5 janar, do të rikthehen në fuqi masat aktuale.

Duke rekomanduar qytetarët që të shmangin udhëtimet që s’janë të rëndësishme, Manastirliu tha se këtë vit qytetarët duhet të festojnë në familjet e vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat