‘Lagja Balashe’ në Elbasan e harruar nga Bashkia, ankohen banorët: Jemi si në mesjetë

Shqipëria

‘Lagja Balashe’ në Elbasan e harruar nga Bashkia, ankohen banorët: Jemi si në mesjetë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Elbasan

Banorët e lagjes Balashe në Elbasan nuk e kujtojnë kur është bërë investimi i fundit në rrugën e tyre.

Banori: Ka 20-30 vjet kështu. Nuk është vënë dorë fare.

Të tjerë akuzojnë kreun e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja se nuk ua shtron rrugën pasi  zona njihet si mbështetëse e PD.

Banori: Është domosdoshmëri për ne, për fëmijët, për komunitetin. Ka 30 vjet kjo rrugë që është rrugë dytësore, anësore. Mua më duket si ideja që kryetaret e Bashkisë nuk e bëjnë se gjoja se jemi të djathtë ne.

Gropat e mëdha që mbushen me ujë sa herë bie shi, janë kthyer në një shqetësim real për këmbësorët dhe shoferët.

Banori: Mesjetë akoma Elbasani. Normal që kemi problem me defekte.

Më të vështirë e kanë fëmijët.

Banori: Na vijnë fëmijët me këmbët ujë, erdhën tani gjithë baltë.

Vajza: Kur bie shi rruga ngaqë nuk është e mirë, bëhet me gropa, lagemi nga këmbët ndonjëherë. Ecim në cepa.

Shumë rrugë në lagjet e qytetit të Elbasanit, vuajnë nga mungesa e infrastrukturës ndërsa ata janë ankuar herë pas here për neglizhencë ne Bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat