“Mësoni shumë dhe bëni sport”, Rama viziton nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Muça” në Librazhd

Shqipëria

“Mësoni shumë dhe bëni sport”, Rama viziton nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Muça” në Librazhd

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:04
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme vizitoi gjimnazin “Ibrahim Muça” në Librazhd bashkë me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballën.

Ata vizituan gjimnazin dhe biseduan me mësuesit dhe nxënësit e shkollës. Kryeministri ka bërë batutë me një prej nxënësve, duke i thënë se është veshur me të kuqe dhe i bie të jetë ekselent. “Mësoni shumë dhe bëni sport”, ka këshilluar Rama nxënësit.

“Librazhd -Në gjimnazin e rilindur, “Ibrahim Muça”, ku janë krijuar kushte dinjitoze për nxënësit e mësuesit, si dhe është ndërtuar një palestër moderne, e konceptuar si një minipallat sporti për komuniteti”, shkruan Rama.

Gjimnazi “Ibrahim Muça” është rikonstruktuar në Librazh duke marrë një tjetër pamje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat