Kanabisi/ “Si këtë vit s’ka bërë vaki”, Artan Hoxha: I kam dalë për Zot vetes

Shqipëria

Kanabisi/ “Si këtë vit s’ka bërë vaki”, Artan Hoxha: I kam dalë për Zot vetes

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, ndërsa foli për kanabisin në vend, tha se ishte thirrur nga prokuroria për të dëshmuar për videot dhe parcelat me kanabis që ka denoncuar.

Për “ABC news”, ai u shpreh se “si këtë vit nuk ka bërë vaki”, duke shtuar se ka qenë në 6 seanca hetimesh.

“Nuk më ka bërë vaki ndonjëherë që të jem në dispozicion të hetimeve si këtë vit. Ku nuk më kanë çuar për të dhënë deklarimet. Detyra ime është të informoj publik dhe të denoncoj fenomenin. Nuk jam as hetues dhe as prokuror.

Prokuroria vjen merr videon, unë e kam dhënë dëshminë time dhe vazhdon procedimin, nuk thërret personin. Kam qenë në 6 gjashtë seanca hetimesh nga jugu në veri dhe në asnjë rast nuk kam kërkuar ndihmë, i kam dalë për Zot vetes, por nuk kam parë të reagojë Presidenti për lirinë e medias dhe mbrojtjen që del e na mbron me demek kur i do qejfi, dhe në këtë rast nuk del kur ka të bëjë me një fenomen kur thotë jemi para vitit elektoral dhe këto do të përdoren.

Zotëri ke dalë në fund të dhjetorit, ku ishte në maj, qershor, korrik, gusht, nëntor, kur kam nxjerrë pamjet, ku ishin autoritetet kur t’u vranë njerëzit në Malësi të Madhe dhe nuk i gjenin për një javë. Do të flasin kur të vijë fushata do ta përdorin politikisht, dhe ky fenomen do të përsëritet, se nuk do të kemi drejtësi por përdorim politik”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat