Trupat e copëtuar të prindërve u gjetën në 4 valixhe, lokalizohet i biri

Shqipëria

Trupat e copëtuar të prindërve u gjetën në 4 valixhe, lokalizohet i biri

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:43
Çifti i masakruar në Firenze

Taulant Pasho, djali i çiftit të masakruar në Firenze, pjesët e trupit të të cilëve ishin ndarë në 4 valixhe, ndodhet në një burg në Zvicër.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane.

Paulant Pasho është gjurmuar dhe aktualisht ndodhet në një burg në Zvicër, në Aargau, që prej 16 tetorit 2020 për vjedhje.

Kujtojmë që në Itali ai duhej të vuante një dënim për trafik droge.

Prokuroria Publike e Firences shprehet se Pasho duhet të vuajë edhe 3 vjet dhe afërsisht 11 muaj burgim.

Sipas asaj që raportoi më herët Ora News, vdekja e Shpëtim dhe Teuta Pasho ka qenë brutale dhe edhunshme.

Shpëtim Pasho ka një plagë thike në fyt ndërsa Teuta Pasho mendohet se është rrahur rëndë e më pas i është marrë fryma deri në vdekje.

Zhdukja e çiftit ka ndodhur në 2 nëntor 2015 në njëjtën ditë kur Taulant Pasho doli nga burgu i Solleccianos pak metra larg prej të cilit u gjetën valixhet me trupat e copëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat