Vrasja makabre/ Gjendet edhe valixhia e katërt në Firence, dora i përket Shpëtim Pashos

Shqipëria

Vrasja makabre/ Gjendet edhe valixhia e katërt në Firence, dora i përket Shpëtim Pashos

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:47
Itali

Detaje të reja nga ngjarja makabre në afërsi të Firences në Itali, aty ku deri tani janë gjetur 3 valixhe me mbetje njerëzore ndërsa sot u gjend edhe një të katërt.

Sipas ANSA, analizat e ADN-së së kryera së fundmi vërtetojnë se një prej viktimave ëshrë shqiptari Shpëtim Pasho, i zhdukur që prej vitit 2015.

Gjithçka është rezultat i një krahasimi të gjurmëve të gishtave të Karabinierëve në të Romës, sipas të cilit të gjitha pikat e zbulueshme në gjurmët e gishtit të një dore korrespondojnë me shenjat e gishtërinjve të Shpetim Pashos.

Këtë mëngjes, pas një pastrimi të plotë të tokës, u gjet një valixhe e katërt, përmbajtja e së cilës po shqyrtohet.

Djali i çiftit ndodhet në një burg, shumë pranë fushës ku u gjetën eshtrat, ndërsa ka edhe katër vjet burg për të bërë, i dënuar për trafik droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat