Pjesë e grupit Habilaj, Apeli le në fuqi 10 vite burg për Armand Koçerrin

Shqipëria

Pjesë e grupit Habilaj, Apeli le në fuqi 10 vite burg për Armand Koçerrin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:46
Koçerri është i vetmi në burg në Shqipëri për këtë dosje dhe i pari i dënuar.

Gjykata e Apelit le në fuqi dënimin me 10 vite burg për Armand Koçerrin, i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve.

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e kishte në qershor  me 10 vite burg Armand Koçerrin i akuzuar si pjesë e grupit kriminal Habilaj, denim ky që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Koçerri është i vetmi në burg në Shqipëri për këtë dosje dhe i pari i dënuar.

Ai u dënua për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge, armëmbajtje pa leje.

Dënimin me 10 vite Armand Kocerri e përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku përfitoi uljen e 1/3 së dënimit.

Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Në banesën e Armand Koçerrit u sekuestruan 4 tonë kanabis dhe një gomone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat