“Big Brother” për zgjedhjet / Kamera me qira për të vëzhguar votimin dhe numërimin

Shqipëria

“Big Brother” për zgjedhjet / Kamera me qira për të vëzhguar votimin dhe numërimin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Ilustrim

Edhe pse në teknologji është investuar në mënyrë të vazhdueshme në proceset zgjedhore, KQZ-ja ka menduar që për zgjedhjet e 25 Prillit të marrë kamera me qira për monitorimin e zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për një mbulim të plotë me kamera të çdo qendre votimi dhe numërimi, në një eksperiment të tipit Big Brother ku palët do të ruajnë me video njëra-tjetrën.

Ashtu si edhe kompjuterat për të cilat KQZ-ja ka marrë para çdo vit nga buxheti i shtetit kanë mbetur të vjetër që nga koha e Celibashit të parë edhe kamerat që ka në inventar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë konsumuar dhe nuk funksionojnë.

Në këto kushte KQZ-ja ka shpallur tenderin për të marrë kamera me qira. Këto kamera me rezolucion të lartë do të vendosen në tavolinat ku numërohen votat dhe në monitorët do të krijojnë akses për t’i parë përfaqësuesit e mediave, vëzhguesit e ndryshëm dhe subjektet zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të realizojë edhe një sistem paralel monitorimi, i cili do të kryhet në kohë reale nga ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ky do të jetë një element më shumë për monitorimin e këtij procesi zgjedhor që do t`ju kushtojë shqiptarëve financiarisht më shumë se në çdo herë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat