Dajçi: Ekonomia shqiptare po rrënohet më shumë, qeveria s'ka marrë vendime efikase

Shqipëria

Dajçi: Ekonomia shqiptare po rrënohet më shumë, qeveria s'ka marrë vendime efikase

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Gerti Dajçi

Gerti Dajçi, dekan i fakultetit Tirana Business University (TBU) u shpreh për Euronews Albania se tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia kanë rrënuar akoma në shumë ekonominë shqiptare.

“Unë thjesht dua të them fjalën varfëri, këtu bëhet fjalë për të gjitha situata keqmeaxhuese që qeveria aktuale. Dua të them që situata është përkeqësuar gjithmonë edhe më tej. Situata e tërmetit të  26 nëntorit dhe pandemia kanë bërë që ekonomia shqiptare gjithmonë e më tepër të rrënohet”, u shpreh z.Dajçi.

“Vendimet që kanë marrë qeveria shqiptare nuk janë edhe aq efikase për ekonominë shqiptare”, u shpreh ai më tej.

Ai theksoi se qeveria shqiptare nuk ka marra masat e duhura dhe nuk ka mbështetur biznesin në këtë kohë pandemie.

“Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer për rishikim buxhetin e vitit 2021, kjo do të thotë që nuk është bërë mjaftueshëm nga qeveria aktuale. Nuk ka fonde të mjaftueshme për të përballuar pandeminë, ose edhe faktin që ndërtimet për tragjedinë e 26 nëntori janë bërë një kohë shumë të gjatë për t’u rimëkëmbur. Nuk ka mjaftueshëm fonde për të mbështetur biznesin e vogël”, përfundoi z.Dajçi.  

Këto deklaratat erdhën pasi Shqipëria ka shënuar nivelin më të ulët të konsumit gjatë vitit 2019.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria konsumoi sa 39% e mesatares së BE-së.

Konsumi i individëve është matës i mirëqenies materiale të familjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat