Flamur Vezaj: Policia po manipulon provat, pistoleta e gjetur në vendngjarje ….

Shqipëria

Flamur Vezaj: Policia po manipulon provat, pistoleta e gjetur në vendngjarje ….

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Foto Ilustrim

Gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj më lidhje të drejtëpërdrejtë me Çim Peka Live, ka dhënë detaje të reja lidhur mbi atë se si policia po kërkon të manipulojë ngjarjen ku Klodian Rasha u vra nga policia.

‘Ajo që është transmetuar edhe dje, personi në fjalë ka kërkuar ndjesë dhe përgjegjësia e tij është për atë vepër penale që është paracaktuar si ‘Vrasje në kapërcim të vetëmbrojtjes’.

Por nga informacionet që kam, mendoj që brenda këtyre dy javëve kjo akuzë do kalojë në ‘Vrasje me dashje’

Për pjesën e provave deri më tani pistoleta që është gjetur, që pretendon policia, i është nështuar ekspertizës dhe nuk i është gjetur asnjë gjurmë e viktimës.

Policia thotë se se gjurmët janë fshirë nga shiu.

Kjo është arsyeja pse grupi i drejtuesve të policisë duhet të japin dorëheqjen, pasi po përpiqen të manipulojnë ngjarnen.

Dhe deklarimi i dhënë nga polici i parë është kontradiktor, çka mund të kemi një surprizë nga policia.

Tani ideja është se nga informacionet që kam, policia ka bërë deklarata vetëm për median.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat