Balla: Ne e kemi marrë përgjegjësinë politike për vrasjen e të riut, dallojmë nga PD’ja

Shqipëria

Balla: Ne e kemi marrë përgjegjësinë politike për vrasjen e të riut, dallojmë nga PD’ja

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Taulant Balla 

Anëtari i PS’së, Taulant Balla  ka thënë në emisionin Pressing në T7 se protesta është politizuar dhe se tani ka përshkallëzuar pa nevojë.

Ai thotë se PS ka treguar përgjegjësinë politike pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm.

“Ne kemi treguar përgjegjësi të madhe politike pas dorëheqjes. Ministri dha dorëheqje edhe pse nuk kishte dorë në krim.

Treguam përgjegjësi të madhe. PD nuk e bëri këtë në vitin 2010. Ishte gjithçka ne rregull me protestën deri sa nuk u përzien Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e të tjerë. ”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat