Vrasja e Klodian Rashës, Gjiknuri: Më 21 janar, Qeveria nuk lejonte as hetimin

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës, Gjiknuri: Më 21 janar, Qeveria nuk lejonte as hetimin

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Damian Gjiknuri

Deputeti Damian Gjiknuri e konsideroi të rëndë vrasjen tragjike të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, por njëherazi dënoi edhe dhunën e protestuesve, që sipas tij është tregues i manipulimit nga partitë e opozitës për të krijuar tension.

Sipas Gjiknurit shteti pati reagim model, duke e krahasuar edhe reagimin e Qeverisë Berisha pas vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011.

“Aksidenti ndodh, ngjarja qe e rëndë. Polici nuk ka vepruar në mënyrë profesionale. Shteti veproi menjëherë. Pas përshkallëzimit të protestave pati një dorëheqje të ministrit të Brendshëm, që ishte një akt politik jo si ai kishte përgjegjësi.

Shteti reagoi normalisht. Tani i duhet lënë vend hetimeve, që do të nxjerrin përgjegjësitë.

Nga ana tjetër përtej motiveve të një grupi të rinjsh apo organizatave të ndryshme, aktet e dhunës erdhën pasi pati tendenca për manipulim nga partitë politike.

Këtu ka pasur raste kur janë vrarë njerëz në bulevard dhe zinxhiri i komandimit të Gardës jo vetëm që nuk dha dorëheqjen por u mbrojt nga ish qeverisja, Negocioi prokuroria me qeverinë për hetimin e tyre”, tha Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat