Dita e pestë e protestës/ Sejko: Këta të vrasin dhe tani s’na lenë të themi “mos na vrisni”

Shqipëria

Dita e pestë e protestës/ Sejko: Këta të vrasin dhe tani s’na lenë të themi “mos na vrisni”

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:45
Aktivisti Genc Sejko

Aktivisti Genc Sejko i është bashkuar të rinjve që po protestojnë në Sheshin Skënderbej.

Duke folur për mediat, Sejko është shprehur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu duhet të largohet nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe të nisë reformimi i menjëhershëm i policisë, e cila është politizuar.

“Unë nuk jam organizator i protestave. Do ta kishte për nder të isha organizator i tyre. Ata kanë vrarë një njeri, mua mund të më procedojnë dhe kaq. Këta të vrasin dhe tani nuk duan të na lenë të themi që, mos na vrisni”, tha ndër të tjera ai.

Pas orës 18.00 nis marshimi i protestuesve nga Sheshi Skënderbej drejt Ministrisë së Brendshme.

Policia ka nisur të shpërndajë qytetarët në sheshin Skënderbej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat