Shpendët e rrallë popullojnë lagunën e Karavastasë

Shqipëria

Shpendët e rrallë popullojnë lagunën e Karavastasë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Të shumtë vizitorët që shijojnë natyrën e kësaj zone

Laguna e Divjakë- Karavastasë takon çdo fillim dhjetori vizitorët e saj më besnik. Klima e butë dhe e përshtatshme për t’i mbijetuar ngricave të dimrit kthen aty me dhjetëra lloje të shpendëve të egër.

Kaq mjafton që kjo lagunë të ofrojë një spektakël natyror, por që për shkak të pandemisë dhe motit të paqëndrueshëm nuk shijohet nga shumë vizitorë.

Qindra shpendë janë afruar në atë që quhet toka e vdekur, në zona që më përpara frekuentoheshin përpara nga njerëzit dhe tani nuk frekuentohen shpesh për shkak të motit të keq. 

Në brendësi të Lagunës ndodhen edhe ishuj të vegjël, aty ku folenizojnë shpendët. Ndër vizitorët më të rrallë është shqiponja e  rosave, e cila nuk shihej në këto brigje prej 25 vjetësh.

Në Parkun e Divajkë Karavasta shpendët gjenden kryesisht në pjesën ligatinore të këtij parku edhe në sipërfaqen e lagunës. Shpendët i përkasin kryesisht familjes së rosave, flamingot, pelikanët dhe shpendë të tjerë.

Për ruajtjen e këtij bio-diversiteti të mrekullueshëm edhe kontrollet janë të vazhdueshme për të mos lejuar gjuetinë e paligjshme në këto zona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat