Kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja bën aktin e veçantë për të mbrojtur qytetin. Shkon e takon vetë të rinjtë protestues. Ja çfarë ndodhi më pas

Shqipëria

Kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja bën aktin e veçantë për të mbrojtur qytetin. Shkon e takon vetë të rinjtë protestues. Ja çfarë ndodhi më pas

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:01
Gledian Llatja

Kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja bën një akt të veçantë. Ai shkoi e takoi vetë të rinjtë proetstues për të mbrojtur qytetin.

Mbrëmë dhjetëra të rinj kanë dalë duke protestuar, të cilët i kanë vënë flakën një peme dhe koshave të mbeturinave. Ata prishën edhe disa zbukurime tek Stadiumi Elbasan Arena.

Por në momentin që policia shfaqej në zonën përreth , të rinjtë largoheshin dhe më pas shfaqeshin papritur duke protestuar sipas mënyrës së tyre.

Ndërkaq kryetari i bashkisë Gledian Llatja, duke se ka vendosur që ti takojë vetë këto të rinj.

Ai i ka përshëndetur si miq të miturit duke tokur grushtin me ata. Në bisedë dëgjohet kur ai pyet “si është babi”, “ne jemi nga një lagje”, “koshat i kanë bërë nxënësit”, etj.

Më pas të miturit janë qetësuar dhe janë larguar.

Ky akt vlen të përshëndetet pasi asnjë kryebashkiak deri më tani nuk ka dalë të takojë protestuesit dhe të bisedojë me ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat