Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira do të përfshijnë vendin gjatë ditës

Shqipëria

Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira do të përfshijnë vendin gjatë ditës

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur në zonat verilindore dhe juglindore shfaqen sërisht flokët e dëborës dhe shirat në zonat jugore.

Mbrëmja ri-kthen motin e kthjellët në vend.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat